Serbia po i kthehet kohës së Millosheviqit
Ftesa e një OJQ-je serbe për pjesëmarrje në një konferencë për integrime evropiane në fund të prillit ishte dashur të tërhiqet pas presioneve nga ministri i brendshëm serb, Nebojsha Stefanoviq.
Beogradi po i kthehet kohës së Sllobodan Millosheviqit, derisa nuk e lejoi vizitën time, citohet të ketë thënë Thaçi për gazetën austriake, Der Standard.
Kur një vend kandidat për anëtarësim në BE në atë mënyrë e ndalon një vizitë të një fqinji, lind pyetja, si mundemi ne në Ballkan të shohim para dhe të normalizojmë raportet, ka thënë më tej Thaçi. /rel/