19 Janar 2025

Serbia nuk mund të organizojë zgjedhje në Kosovë

Prishtinë, 27 janar - Qeveria e Kosovës i përgjigjet zërave se Qeveria e Serbisë në zgjedhjet e saj të parakohshme parlamentare kërkon që të përfshijë edhe Kosovën.

Qeveria e Kosovës ka bërë të ditur se në asnjë mënyrë nuk do të lejojë që Serbia të organizojë zgjedhjet e parakohshme parlamentare në territorin e Kosovës. Por, lë mundësinë që serbët e Kosovës të votojnë në zgjedhjet e Serbisë.

Bekim Çollaku, këshilltar politik i kryeministrit të Kosovës, ka deklaruar për “Kohën Ditore” se qytetarët serb të cilët jetojnë në Kosovë mund të votojnë në zgjedhjet e Serbisë.

“Serbia nuk mund të organizojë zgjedhje në Kosovë. Por, qytetarët e Kosovës të komunitetit serb që kanë dyshtetësi kanë të drejtë të votojnë në zgjedhjet parlamentare të Kosovës dhe ato të Serbisë.

Kjo gjë është legale për të gjithë qytetarët e Kosovës që kanë dyshtetësi. Se çfarë modalitetesh teknike do të aplikohen për të mundësuar një gjë të tillë, është ende herët të flitet”, është shprehur Çollaku.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)