07 Maj 2024

Serbia me të dërguar special në vendet islamike

Beograd, 26 dhjetor - Qeveria e Serbisë ka filluar përsëri ofensivën e saj për të penguar njohjet për Kosovën. Shtetet islamike janë cak të saj, pasi që është vërejtur tendenca që së shpejti mund të ketë valë të re njohjes, sidomos pas njohjes nga Pakistani.

Qeveria e Beogradit ka planifikuar që në fillim të 2013-së të nis të dërguar special në vendet që ende nuk e kanë njohur Kosovën, kurse në qendër të vëmendjes janë shtetet si Indonezia dhe Egjipti, shkruan e e përditshmja serbe “Veçernje Novosti”.

Sipas kësja gazetë, këtë ide e ka promovuar kryeministri Ivica Daçiq dhe në ditët e ardhshme bashkë me Ministrinë e Punëve të Jashtme do ta definojnë planin detaj qëllimi i së cilit është pengimi i njohjeve të Kosovës.

Kjo gazetë shkruan se Serbia po kërkon me çdo kusht të pengoj një valë të re njohjesh për Kosovën, pasi që me njohjen nga Pakistani, shtete të caktuara islamike mund ta përcjellin këtë shembull.

“Në rast se Egjipti apo ndonjë vend tjetër i fuqishëm islamik pranon pavarësinë e Kosovës, kjo mund të shkaktoj pasoja të renda në përpjekjet tona diplomatike që ta ruajmë Kosovën”, ka thënë një burim brenda qeverisë serbe për “Veçernje Novosti”

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)