23 Dhjetor 2024

Serbia me agjendë destabilizuese kundër vendeve të rajonit

Prishtinë, 15 prill - Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu priti sot në takim deputetin e Riksdag, Parlamentit të Mbretërisë së Suedisë, Magnus Jacobsson.

Presidentja Osmani dhe deputeti Jacobsson diskutuan për bashkëpunimin në mes të dy vendeve tona, liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, rrugëtimin euro-atlantik të vendit tonë dhe situatën gjeopolitike në Evropë.

Deputeti Jacobsson vlerësoi punën e Presidentes Osmani në lartësimin e zërit të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, që shndërruan dhimbjen në forcë dhe mbesin figura shembullore të qëndresës.

Kurse Presidentja falënderoi deputetin Jacobsson në angazhimin e tij për të avokuar për liberalizim e vizave për qytetarët tanë dhe mbështetjen e tij për integrimin euro-atlantik të Kosovës.   

Në takim u bisedua edhe për zhvillimet në kontinentin evropian dhe luftën gjenocidale të Putinit ndaj popullit ukrainas.

Presidentja ritheksoi hapat e ndërmarra nga institucionet tona për t'i bashkërenduar përpjekjet me aleatët, duke përfshirë sanksionet kundër Rusisë.

Presidentja gjithashtu përmendi agjendën destabilizuese të Serbisë kundër vendeve të rajonit si dhe rritjen e bashkëpunimit ushtarak, politik e ekonomik nga ana e tyre me Rusinë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)