Serbia do ta njohë Kosovën pas disa vitesh
Prishtinë, 26 qershor - Serbia do ta njohë Kosovën, por kjo do të ndodhë pas shumë vitesh- ka deklaruar ministri i Jashtëm çek, Karel Schwarzenberg, gjatë vizitës së tij në Graçanicë.
Një ditë Serbia do ta njohë Kosovën, por kjo ditë është ende në të ardhmen e largët. Nevojiten shumë vite që ndonjë konflikt historik të zgjidhet, madje dekada, ka thënë Schwarzenberg, duke përkujtuar se madje edhe Mbretëria e Bashkuar ka njohur SHBA-të.
Shefi i diplomacisë çeke e ka mbështetur dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë për çështje teknike.
Shpresoj që dialogu të jetë i drejtë dhe i suksesshëm, sepse është shumë i rëndësishëm për progresin e Kosovës në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian, citon RIA Novosti fjalët e Schwarzenberg.