Serbia do ta njoh Kosovën, deshi apo nuk deshi Jeremici
Prishtinë, 11 shtator - Është koha që Serbia ta pranojë realitetin dhe të marrë vendimin historik për njohjen e pavarësisë së Kosovës, ka deklaruar kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, për Radion Evropa e Lirë.
Ai tha se u kanë ofruar raporte të barabarta të gjithë fqinjëve tanë, Maqedonisë, Shqipërisë, Malit të Zi dhe duan të kenë bashkëpunim të mirë edhe me Serbinë. Në këtë drejtim ai tha se do të angazhohen që të bashkëpunojnë si dy shtete të pavarura për një jetë më të mirë të qytetarëve, popujve dhe vendeve tona.
Është koha që Serbia ta pranojë realitetin dhe të marrë vendimin historik për njohjen e pavarësisë së Kosovës, sepse kjo është zgjidhja e vetme për një të ardhme më të mirë të Kosovës dhe rajonit, për bashkëpunimin dhe stabilitetin rajonal. Serbia do ta njohë pavarësinë e Kosovës deshi apo nuk deshi Jeremici.