23 Janar 2025

Serbët zotohen për një “Asociacion të fuqishëm”

Prishtinë, 20 mars - Serbët kanë paralajmëruar veprime të përbashkëta politike në mbrojtjen e të drejtave të tyre përmes një “Asociacioni të fuqishëm të komunave serbe”.

Ky është qëndrimi që ka dalë nga takimi i fundit ndërmjet përfaqësuesve serbë të Kosovës dhe atyre të Beogradit. Por Lista Serbe që ka një marrëveshje koalicioni me PDK-në e LDK-në nuk e ka bërë të qartë nëse do të kthehen në institucionet e Kosovës, shkruan sot Koha Ditore..

Përkundër kësaj, nga Qeveria e Kosovës kanë thënë se nga java e ardhshme pritet të ketë lëvizje serioze sa i përket rikthimit të Listës Serbe në institucione.

“Ne jemi në kontakte të vazhdueshme me Listën Serbe dhe besoj shumë që java e ardhshme do të sjellë lëvizje serioze në drejtim të (ri) kthimit të tyre në të gjitha institucionet”, ka thënë zëvendësministri i Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj, që për shef ka ministrin e Listës Serbe, Ljubomir Mariq.

Gecaj ka mohuar të jenë qitur kushte nga Lista Serbe për t’u rikthyer në Qeveri.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)