17 Janar 2025

Serbët verior lajmërojnë bojkot të zgjedhjeve

Prishtinë, 27 qershor - Zëvendës drejtori i zyrës së Serbisë për Kosovën, Kërstimir Pantiq ka thënë se serbët verior nuk do të dalin në zgjedhjet e nëntorit, sepse nuk duan t’i japin legjitimitet pavarësisë së Kosovës, ndërsa ka shtuar se asnjë parti nga Serbia nuk mund të ndikoj tek ta që të veprojnë ndryshe.

“Nuk ka parti politike e cila mund të ndikoj që qytetarët të ndryshojnë qëndrimin. Andaj do të ishte jo-fer që bashkësia ndërkombëtar të fajësoj për këtë gjë Qeverinë e Serbisë”, i ka thënë ai gazetës Vecernje Novosti.

Ish-kryetari i komunës paralele të Mitrovicës tha se bojkotimi i zgjedhjeve nuk është gjë e ndaluar, dhe se nuk ekziston asnjë obligim ligjor që qytetarët duhet të marrin pjesë në ndonjë cikël zgjedhor.

“Askush nga serbët e Kosovës nuk dëshiron që Serbia të mos përparon apo të mos zhvillohet, dhe askush nga këto anë nuk dëshiron konflikt me shtetin e vet. Por, të gjithë duhet të jenë të vetëdijshëm se serbët nuk do të dalin në zgjedhjet, të cilat mund të zhvillohen më 3 nëntor”, ka porositur Pantiq

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)