Serbët të vendosur për zhvillimin e zgjedhjeve në veri
Mitrovicë, 21 prill - Udhëheqësit ilegalë të veriut kanë konfirmuar se janë bërë gati që më 6 maj të zhvillohen normalisht dhe pa asnjë pengesë zgjedhjet lokale.
I ashtuquajturi sekretar për Kosovën, Oliver Ivanovic, ka thënë se këto zgjedhje Beogradi nuk do ti pengojë, por as nuk do ti njohë.
Ai sqaron se Beogradi tashmë do të merret me zgjedhjet parlamentare dhe ato presidenciale, të cilat sipas ti do të mbahen në Kosovë, ku do të hapen edhe qendra të votimit në çdo pjesë të saj.
Unë personalisht pres nga Prishtina që të mos bëjë ndonjë veprim të keq, ka thënë Ivanovic.