Serbët shpallin Putinin qytetar nderi të Kosovës
Mitrovicë, 15 mars - Një grup përfaqësuesish të serbëve të veriut, qëveten e quan Kuvendi i Komunave Serbe, ka shpallur kryeministrin rus,Vladimir Putin, qytetar nderi të Kosovës.
\"Dekorata do t\'i jepet më 23 mars, gjatë vizitës që Putini do t\'i bëjë Beogradit\", tha shefi i Federatës Ruse në Prishtinë, Andrej Shogorov, i cili mori pjesë në ceremoninë në Zubin Potok.
Kryetari i të ashtuquajturit Kuvend të Komunave Serbe, Radovan Niçiq, tha se vendimi është marrë \"nisur nga fakti që Putini dhe bashkëpunëtorët e tij janë shqetësuar për integritetin territorial të Serbisë më shumë se vetë Beogradi\".