Serbët s'do të futen në sistemin e Kosovës dhe flamurin e Shqipërisë
Mitrovicë, 14 maj - Kryetari ilegal i Komunës së Zveçanit, Dragisa Milovic ka thënë se serbët e Kosovës nuk kanë shtet rezervë, ndaj duhet të vazhdojnë të kordinohen me Serbinë.
Milovic i ka kërkuar banorëve që të mbeten në sistemin kushtetues të Republikës së Serbisë.
"Jam i sigurt, në bazë të vendimeve parlamentare, se njerëzit nuk do të thyhen", ka thënë Milovic për Politika, duke shtuar se serbët nuk do të futen në sistemin e Kosovës e të jetojnë nën flamurin e Shqipërisë.
"Duhet të respektohet vullneti i qytetarëve dhe vendimi i tyre i shprehur në referendum në shkurt të vitit të kaluar, ku populli u deklarua se nuk do që të jetë nën tutelën e Prishtinë"- ka thënë ai.