16 Janar 2025

Serbët nuk ndryshojnë qëndrim, kundërshtojnë marrëveshjen

Mitrovicë, 21 maj - Serbët e veriut të Kosovës nuk heqin dorë nga qëndrimi i tyre kundër marrëveshjes së Brukselit më 19 prill, edhe pse dje janë takuar me zv/kryeministrin serb Aleksandër Vuçiq.

Ata kanë theksuar se janë duke pritur që t’i shohin detajet e planit të zbatimit të marrëveshjes së Brukselit, shkruan “Evropa e Lirë”.

Përfaqësuesi i serbëve të veriut, Radenko Nedeljkovic, i cili ka qenë pjesëmarrës në takimin e liderëve serbë të veriut të Kosovës me Vucicin, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se çështja e marrëveshjes së Brukselit, nuk ka qenë fare temë e bisedës në këtë takim.

“Nuk është biseduar fare për marrëveshjen e Brukselit. Kemi biseduar për gjendjen momentale në veriun e Kosovës, si dhe me problemet e përditshme me të cilat ballafaqohen qytetarët. Kështu që, për marrëveshjen e Brukselit do të bisedohet pas kthimit të kryeministrit Dacic nga Brukseli”, theksoi Nedeljkovic.

Por, lideri tjetër i serbëve të veriut, Milan Ivanovic nga Këshilli Kombëtar Serb, gjithashtu pjesëmarrës në takimin e fundit me Vucicin, i ka thënë se në këtë takim është biseduar për të gjitha temat.

Sipas tij, qëndrimi i serbëve të veriut për marrëveshjen e Brukselit, por edhe qëndrimi i Beogradit zyrtarë, nuk kanë ndryshuar. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)