Serbët në veri të Kosovës, peticion për ndarje
Prishtinë, 22 qershor - Komuniteti serb i Zubin Potokut i cili për disa ditë ka bllokuar rrugët për në veri të vendit, kanë rritur aspiratat e tyre duke kërkuar edhe ndarjen e Kosovës me vendosjen e pikës doganore nga Bërnjaku në fshatin Koshtovë të Mitrovicës.
Këtë ndarje të Kosovës, serbet po e promovojnë me një peticion që do t`u drejtohet organizmave ndërkombëtarë dhe vendorë si në Kosovë ashtu edhe jashtë saj, bëjnë të ditur burime nga Koha ditore.
Nga ana tjetër, mediat serbe kanë cituar udhëheqësin e protestuesve serbë Ratomir Bozhoviç se peticioni do të vazhdojë së nënshkruari dhe se me të do të kërkohet që EULEX-i të jetë neutral dhe të mos arrestojë serbe të cilët që nuk paguan tatim ndaj institucioneve të Kosovës.
Bozhoviç ka theksuar se peticioni do t`u dorëzohet EULEX-it, KFOR-it, UNMIK-ut si dhe të tjera organizmave ndërkomëbtarë.
Ky grup i serbëve ka filluar protestat fillimisht duke kërkuar lirimin nga paraburgimi i Jevro Panteliçit i cili është arrestuar nga policia ndërkombëtare si i dyshuar për evazion fiskal, për pastrim parash si dhe kontrabandim të mallrave nga Serbia në Kosovë