29 Prill 2024

Serbët në veri të Kosovës, në shkurt në referendum

Prishtinë, 23 janar - Referendumi i serbëve në veri të Kosovës, do të mbahet më 14 dhe 15 shkurt, ka thënë kryetari i komunës paralele të Mitrovicës, Krstimir Pantiç.

“Ministri për Kosovën, Goran Bogdanoviç, në një takim të javës së kaluar me kryetarët e komunave nga veriu i Kosovës, ka transmetuar qëndrimin e qeverisë serbe se referendumi në të cilin qytetarët do të deklarojnë nëse pranojnë apo jo institucionet të Kosovës, në këtë moment është i panevojshëm. Por, ai nuk e ka sfiduar të drejtën e mbajtjes së tij”, ka thënë Pantiç.

Sipas tij, përfaqësuesit serbë kanë shprehur gatishmërinë për të biseduar me dikë të cilin Serbia e autorizon e i cili do t`ju thotë se “pse referendumi rrezikon shtetin dhe interesat kombëtare serbe”.

Meqë deri tani asnjë i tillë nuk iu është drejtuar për këtë çështje, serbët në veri kanë vendosur se “nuk ka arsye që të shtyhet mbajtja e referendumit”. Në këtë përfundim ata kanë ardhur sidomos pas deklaratës së raportuesit të Këshillit të Evropës, Jelko Kacin, se referendumi nuk do të rrezikojë statusin e kandidatit të Serbisë për anëtarësim në BE.

Pantic ka thënë se ka unitet për referendum në të katër komunat paralele në veri të Kosovës, dhe se pavarësisht “mosmarrëveshjeve me Leposaviçin, referendumi do të mbahet edhe aty”.

\"Të gjithë kryetarët e komunave, gjatë bisedave me ministrin Bogdanoviç, kanë thënë se nëse dikush vërteton se referendumi është i dëmshëm për shtetin dhe interesat kombëtare, ne jemi të gatshëm për ta shtyrë atë. Por, meqë nuk na kanë dhënë dëshmi të tilla, referendumi mbahet ashtu siç është planifikuar”, thotë Pantiç.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)