Serbët në veri kanë festuar fitoren e Nikoliqit me të shtëna armësh
Mitrovicë, 21 maj - Në veri të Mitrovicës, mbrëmë serbët festuan triumfin e presidentit të ri, Tomislav Nikkoliq, duke zbrazur breshëri nga armë zjarri deri në mesnatë.
Korrespodenti i Radio Kosovës, ka njoftuar nga Mitrovica se kjo gjendje e krijuar i ka shqetësuar dhe frikësuar banorët shqiptar që jetojnë në veri.
President i ri i Serbisë është zgjedhur kandidati i Partisë Përparimtare Serbe, Tomisllav Nikoliq, duke e mposhtur në balotazh presidentin e deritashëm, Boris Tadiq, i cili e ka pranuar humbjen.