17 Maj 2025

Serbët në Kosovë më shumë të drejta se shqiptarët në Maqedoni

Prishtinë, 22 korrik - Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi ka deklaruar se 3 për qind e serbëve që jetojnë në Kosovë kanë më shumë të drejta se 35 për qind e shqiptarëve që jetojnë në Maqedoni.

“Ne vazhdimisht theksojmë që shqiptarët të jenë pjesë e institucioneve dhe të jetës demokratike në Maqedoni. Dua të theksoj se 3 për qind e serbëve që jetojnë në Kosovë kanë më shumë të drejta se 35 për qind e shqiptarëve që jetojnë në Maqedoni”, ka theksuar kryeministri Thaçi në intervistën për Radion Kombëtare Bullgare BNR, gjatë kohës së vizitës së tij të fundit në Sofje.

Kjo deklaratë e kryeministrit nënvizon se shqiptarët në Maqedoni janë 35 për qind dhe jo sipas regjistrimit zyrtar 25,6 për qind. Sipas Thaçit, çdo i tretë qytetarë në Maqedoni është shqiptarë.

“Në Maqedoni regjistrimi i fundit i popullsisë ishte pa sukses dhe se opinioni nuk e di shifrën e saktë të popullsisë sipas përkatësisë etnike”, transmeton Ina. “Por dua të them se çdo i treti qytetarë është shqiptarë”, ka theksuar Thaçi.

Ai ka theksuar edhe nevojën e implementimit të Marrëveshjes së Ohrit.

Në këtë drejtim vlerësojë se liderët shqiptarë dhe autoritetet shtetërore në Shkup duhet të bisedojnë dhe të zbatojnë Marrëveshjen e Ohrit”, theksoi kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi.

Kjo deklaratë e tij gjatë fundjavës është komentuar nga një pjesë e mediave maqedonase, edhe pse vizita e Thaçit në Sofje ishte zhvilluar dy muaj më parë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)