Serbët ndërprejnë kontaktet me EULEX-in
Prishtinë, 30 mars - Serbët në veri të Mitrovicës thonë se kanë ndërprerë të gjitha kontaktet me policinë e Bashkimit Evropian.
Ata fajësojnë EULEX-in për mbështetjen e autoriteteve shqiptare në rajonin e mbizotëruar nga serbët.
Në një vendim të miratuar të martën, përfaqësuesit serbë paralajmërojnë se nuk do të bashkëpunojnë as me paqeruajtësit e KFOR-it dhe Agjencinë e SHBA-ve për Zhvillim Ndërkombëtar.
Zëdhënësi i EULEX-it, Nikolas Hauton, tha se ky veprim nuk do të ndikojë në punën e gjyqtarëve dhe të policisë së BE-së.
Vendimi megjithatë vlerësohet të jetë një pengesë në përpjekjet ndërkombëtare për të shtrirë kontrollin në gjithë territorin e vendit.