17 Janar 2025

Serbët kundër normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi

Prishtinë, 29 maj - Serbët e Kosovës e refuzojnë normalizimin e marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës, të arritur me ndërmjetësimin e BE-së.

“Rreth 40 mijë serbë, që jetojnë në pjesën veriore të Kosovës, duan të themelojnë një parlament të tyre krahinor në kuadrin e kushtetutës së Serbisë”, i tha të martën agjencisë së lajmeve AFP udhëheqësi i serbëve Marko Jakshiq.

Sipas tij, ata duan të ”mbrohen” kundër marrëveshjes ”jokushtetuese” nga Brukseli. Jakshiq, siç transmeton DW, njoftoi se mbledhja themeluese e kuvendit krahinor do të mbahet në javën e ardhshme.

Marrëveshja e mesit të prillit qe një nga kërkesat kryesore të Bashkimit Evropian për një afrim të të dy vendeve me BE-në. Serbia shpreson që pas kësaj të marrë në samitin e BE-së në qershor një datë për fillimin e negociatave për anëtarësim.

Edhe pse detajet e përmbajtjes së marrëveshjes, që u arrit me ndërmjetësimin kryediplomates së BE-së Catherine Ashton, nuk janë bërë publike nga BE-ja, në shtyp u shfaq një listë jozyrtare me 15 pika.

Ndër të tjera përcaktohet se parashikohet që serbët në Kosovë të emërojnë kreun e policisë rajonale dhe mund të rregullojnë çështjet gjyqësore në ato zona, ku ata janë shumicë. Megjithatë kjo duhet të bëhet gjithmonë ”në kontekstin e institucioneve ligjore të Kosovës” 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)