Serbët kërkojnë referendum edhe në jug
Mitrovicë, 17 janar - Përfaqësuesit e të ashtuquajturit Këshilll Nacional Serb kanë kërkuar sot mbajtjen e referendumit edhe në jugun e Ibrit, në të njëjtën kohë me veriun e Kosovës.
Kryetari i këtij këshilli, Dragan Velic ka thënë në një konferencë për media se mbështet të gjithë ata që marrin pjesë në organizimin e referendumit, raportojnë mediat serbe.
Ai ka shtuar se qëllimi i referendumit është që në mënyrë demokratike, të tregohet dëshira e vërtetë e serbëve se në cilin shtet dëshirojnë të jetojnë.