Serbët këmbëngulin për zgjedhjet në veri
Mitrovicë, 28 prill - Udhëheqësit e serbëve të veriut të Kosovës vazhdojnë të këmbëngulin në organizimin dhe mbajtjen e këtyre zgjedhjeve, të paktën në dy komuna të veriut të vendit, në Zubin Potok dhe Zveçan.
Marko Jakshiq, politikan serb nga veriu i Mitrovicës, këmbënguljen e serbëve për mbajtjen e zgjedhjeve lokale serbe e sheh si legjitime për shkak se, sipas tij, ata duan ta realizojnë të drejtën, siç e quan ai legale.
Vetëm një shtet legal ka të drejtë të mbajë zgjedhje lokale. Në rastin e tanishëm, është fakt se serbët e këtyre dy komunave do të dalin në zgjedhje lokale, përafërsisht në bazë të Kushtetutës që tash është e vlefshme, si dhe rregullave dhe ligjeve të shtetit serb.
\"Do të thotë, komunat i kanë formuar Komisionet zgjedhore komunale dhe ato, ashtu si edhe të gjitha komunat tjera në kuadër të së ashtuquajturës Serbi qendrore, mbi ato principe i organizojnë zgjedhjet lokale, thotë Jakshiq.