29 Prill 2024

Serbët heqin dorë nga referendumi

Mitrovicë, 2 shkurt - Për interes ma madhor kemi një porosi nga Beogradi që të heqim dorë nga referendumi, ka deklaruar të enjten i ashtuquajturi kryetra i Mitrovicës Kërstimir Pantiq.

Interesi ma madhor në këtë rast është statusi special për veriun e Kosovës, njoftojnë burime të cilat citojnë burimin nga Beogradi e që dëshirojnë të mbesin anonime.

“Kemi marrë një porosi nga një funksionar i lartë i qeverisë në Beograd që serbët e veriut të heqin dorë nga mbajtja e referendumit, sepse në vjeshtë të këtij viti na pret një vendim tjetër më i rëndësishëm.

Kemi marrë një porosi që të heqim dorë nga referendumi dhe të mbledhim forcë për një gjë shumë më të rëndësishme, që do të mund të mbahet në shtator, kur do të vendoset për statusin special për veriun e Kosovës”, ka nënvizuar Pantiq.

Oferta për status special në kuadër të Kosovës së pavarur mund të pasojë pas zgjedhjeve parlamentare në Serbi, ka thënë ai.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)