Serbët hartojn deklaraten për Pavarësinë e Kosovës Veriore
Mitrovicë, 22 nëntor - Serbët duket se e kanë menduar seriozisht kërcënimin për shpalljen e pavarësisë së veriut të vendit saqë kanë hartuar një deklaratë pavarësie të Republikës së Kosovës Veriore.
Në draftin që kanë hartuar serbët e Kosovës Veriore theksohet se institucionet e Kosovës kanë tendencë për të asimiluar serbët pranda ata detyrohen të shpallin shtetin e tyre të pavarur.
Në draftin e tyre serbët e cilësojnë Mitrovicën si kryeqytetin e Republikës së Kosovës Veriore ndërsa shtojnë se vendimi për pavarësi është marrë në përputhje të opinionit të GJND-së në Hagë në lidhje me pavarsinë e njëanshme të Kosovës më 22 korrik 2010.
Gjithashtu serbët theksojnë se kanë respektuar dispozitat e ligjit ndërkombëtar, duke përfshirë Kartën e OKB-së, Aktin Final të Helsinkit, si dhe Rezolutën 1244 e Kornizën Kushtetuese të UNMIK-ut të vitit 2001.
Ja deklarata e Republikës së Kosovës Veriore:
1.Ne, liderët e zgjedhur në mënyrë demokratike nga populli ynë, e shpallin Kosovën Veriore shtet të pavarur dhe sovran. Kjo deklaratë reflekton vullnetin e popullit tonë, që do të rafirmohet me referendum, dhe që është në përputhje të plotë me rekomandimet e GJND-së dhe me të gjithë dokumentet e tjera relevante që lidhen me zgjidhjen e statusit të Kosovës.
2. Ne e shpallim Kosovën Veriore republikë demokratike, sekulare dhe multi-etnike, e udhëhequr nga parime për jo-diskrimnim dhe mbrojtje të barabartë para ligjit.
3. Ne marrim të gjitha detyrimet që në si shtet demokratik i trashëgojmë nga parardhësit tanë legale, si dhe të gjithë detyrimet ndërkombëtare në përputhje me të drejtën ndërkombëtare.
4. Ne do të miratojmë Kushtetun sa më shpejt, një të tillë që reflekton përkushtimin tonë për të drejtat e njeriut dhe liritë themelore të të gjithë qytetarëve.
Deklarata e Pavarësisë vazhdon edhe me pika të tjera ku thuhet se Republika e Kosovës Verirore e ka për synim integrimin e plotë në BE dhe në NATO, ftohet prezencë ndërkombëtare për të mbikqyrur pavarësinë, dhe thuhet se respektohet integriteti i shteteve fqinje.
Në fund ftohen të gjitha shtetet e botës që ta njohin Kosovën Veriore dhe t`i ofrojnë miqësi asaj.