Serbët e veriut votojnë Kuvendin Serb të Kosovës
Mitrovicë, 6 qershor - Serbët e veriut të Kosovës pritet të vendosin sot për themelimin apo jo të Kuvendit Serb të Kosovës, të cilin trup e kundërshton Beogradi zyrtar.
Deputeti Marko Jakshiq, i partisë demokratike opozitare, u ka thënë medieve në Beograd se është i paqartë formimi i kuvendit të përkohshëm për serbët e Kosovës, pasi që, ka një presion të paparë ndaj përfaqësuesit politik të serbëve të Kosovës.
Nuk e di a do të kemi shumicën e nevojshme për këtë gjë, B92 citon Jakshiq duke thënë se ai vet përkrah formimin e këtij trupi.
Ditë më parë, autoritetet në Beograd kanë thënë se një Kuvend i Serbëve në Kosovë, nuk është i nevojshëm.
Mbledhja e deputetëve serbë verior, pritet të bëhet në qytezën e Leposaviqit.