Serbët e veriut të Kosovës akuzojnë autoritetet e Beogradit
Mirovicë, 6 shtator - Në veriun e Kosovës, përfaqësuesit e serbëve akuzuan sot autoritetet e Beogradit për rrezikim të interesave të tyre dhe ndarje të tyre nga Serbia, duke kundërshtuar vendimin për njohjen e vulave doganore të Kosovës.
Ata përsëritën kundërshtimin ndaj pavarësisë së Kosovës dhe çdo përpjekje për shtrirjen e autoritetet të Prishtinës në veri.
Përfaqësues të qeverisë së Kosovës thanë se janë grupe të tilla që ata i cilësuan ekstremiste pengesa kryesore për krijimin e komunës së re në veriun e Mitrovicës.