Serbët e veriut sot vendosin për referendumin
Leposaviq, 4 janar - Serbët e Leposaviqit në institucionet e tyre paralele sot pritet të vendosin lidhur me nismën për mbajtjen e referendumit, ku do të deklarohen lidhur me pranimin e institucioneve të Kosovës në pjesën veriore.
Kryetari ilegal i kësaj komune Branko Niniq ka vlerësuar se ky referendum nuk duhet të mbahet, mirëpo qëndrime të kundërta vijnë nga këshilltarët lokal.
\"Këshilltarët e Partisë Demokratike janë kundër institucioneve të Kosovës, por ato vlerësojnë se rreth kësaj nuk duhet të deklarohen qytetarët në referendum. Mbajtja e referendumit është në kundërshtim edhe me Kushtetutën e Serbisë, pasi që Kosova është pjesë e Serbisë\", theksoi Niniq.
Nga ana tjetër, këshillat ilegale të komunave Zubin Potok, Zveçan, Mitrovicën Veriore kanë sjellë vendim për mbajtjen e referendumit gjatë muajit shkurt. Në listën e votimit është paralajmëruar fjalia se a mbështeten institucionet e Kosovës në pjesën veriore me po ose jo.