28 Prill 2024

Serbët e veriut sot diskutojnë referendumin

Mitrovicë, 28 dhjetor - Në katër komunat veriore të Kosovës, përfaqësues të strukturave paralele serbe, mbajnë të mërkurën takime për të diskutuar në lidhje me referendumin, që ka të bëjë me atë, nëse i pranojnë ose jo serbët institucionet e Kosovës.

Përfaqësuesi i komunës së Zveçanit, Dragisa Milovic ka thënë për mediat serbe se pas festave të fundvitit, do të ketë një takim të përbashkët të përfaqësuesve të katër komunave, për të marrë vendimin përfundimtar për referendum, raporton Radio Evropa e Lirë.

Përfaqësues të serbëve nga Mitrovica, Leposaviqi, Zveçani dhe Zubin Potoku, janë takuar gjatë kësaj fundjave, ku edhe kanë bërë të ditur, se referendumi, mbase do të mbahet në ditën shtetërore të Serbisë, më 15 shkurt. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)