Serbët e veriut përgatiten për referendum
Mitrovicë, 6 shkurt - Përfaqësuesit e serbëve të komunave në veri të Kosovës, thonë se janë duke bërë përgatitjet e fundit për referendumin, nga i cili kërkohet të dihet nëse serbët mbështesin institucionet e Kosovës.
Referendumi konsiderohet ilegal nga Prishtina, por nuk e ka as mbështetjen e Beogradit zyrtar.
Komisionet zgjedhore po bashkëpunojnë mes vete, janë caktuar këshillat e votimit, si dhe janë emëruar edhe personat përgjegjës për punët rreth refrendumit, thotë njëri nga anëtarët e komisionit Lubo Radoviq.
Sipas tij, në katër komunat veriore janë përcaktuar 84 qendra votimi, ku mund të votojnë 35 mijë e 500 qytetarë.
Referendiumi në veri ka nxitur debat të nxehtë mes vetë përfaqësuesve të komunitetit serb, por edhe mes veriut e Beogradit.