Serbët e veriut kundër marrëveshjeve Kosovë - Serbi
Mitrovicë, 26 dhjetor - Në konfliktin mes serbëve të veriut, përfaqësuesve të institucioneve të Kosovës dhe trupave ndërkombëtare ende nuk është arritur ndonjë marrëveshje përfundimtare.
Kompromisi i arritur në fillim të dhjetorit në Bruksel mes delegacioneve të Prishtinës dhe Beogradit për kontrollin e integruar të kufirit duhet të hyjë sot në fuqi.
Por përfaqësuesit e serbëve në veri të Kosovës e kanë kundërshtuar këtë kompromis, duke argumentuar se kjo marrëveshja dëmton serbët në veri të Kosovës.
Pas një takimi të zhvilluar në Zveçan, krerët e katër komunave të zgjedhur në zgjedhjet paralele, paralajmëruan edhe mundësinë e mbajtjes së një referendumi.
Ata do të kërkojnë nga serbët e veriut që të deklarohen nëse ata i pranojnë institucionet e Kosovës.
Kryetari i bashkisë së Mitrovicës i zgjedhur në zgjedhjet e organizuara nga Serbia Krstimir Pantiq, pohon se ata do t'i rivendosin barrikadat në qoftë se KFOR-i i heq ato.