Serbët e veriut janë të befasuar me refuzimin e Beogradit
Mitrovicë, 5 janar - Përfaqësuesit e serbëve të veriut në Kosovë janë të befasuar me refuzimin e Beogradit që tiu ofrojë përkrahje në mbajtjen e referendumit në të cilin ata kanë ndër mend të deklarohen nëse do ti njohin institucionet e Kosovës, njofton B92.
Kryetari ilegal i Mitrovicës Kërstimir Pantiq (në foto) ka deklaruar se referendumi do të përforcojë pozitën negociuese në dialog me Kosovën ndërsa qëndrimin e tillë të Beogradit për referendumin e interpreton si presion të BE-së.
\"Jam i sigurt se kryetari serb Tadiq dhe qeveria do të pranojnë vendimin tonë dhe në fund do të përkrahin referendumin sepse epilogu i tij vetëm do përforcojë pozicionin e Serbisë në dialog dhe do të ndihmojë në arritjen e një zgjidhjeje më të mirë të statusit të Kosovës\", ka thënë Pantiq.