Serbët e veriut duan të jenë pjesë e dialogut
Mitrovicë, 25 tetor - Takimi në mes të kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçi dhe kryeministrit serb Ivica Daçiç në Bruksel, nuk i ka befasuar serbët e veriut.
Ish-sekretari në Ministrinë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Oliver Ivanoviç, thotë se ky takim ka qenë i pritur.
Por sipas Ivanoviç në bisedime do të duhej të përfshihen edhe serbët e veriut.