16 Janar 2025

Serbët e veriut do shpallin pavarësinë

Prishtinë, 6 maj - Serbët e katër komunave veriore të Kosovës po shqyrtojnë mundësinë e shpalljes së pavarësisë së territorit ku janë shumicë, kanë thënë burime të Express brenda Agjencisë Kosovare të Inteligjencës.

Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi paralajmëron se një akt i tillë do të trajtohet si joligjor. Një grup liderësh radikalë të serbëve po bëhen gati që ta shpallin pavarësinë e pjesës Veriore të vendit, aty ku në katër komuna ata janë popullatë shumicë.

Vendimi i mundshëm i serbëve të kësaj pjesë të Kosovës vjen si pasojë e marrëveshjes së arritur në Bruksel mes dy kryeministrave, Hashim Thaçit dhe Ivica Daicicit.

Burime të Express, brenda Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, bëjnë të ditur se diçka e tillë pritet të ndodhe ditëve të ardhshme, ndërsa sipas tyre, një mundësi e tillë është planifikuar për vite me radhë.

Shpallja e pavarësisë së njëanshme, ndërkaq, sipas burimeve të Express, po shihet si mundësia e vetme e serbëve radikalë që të arrihet qëllimi i ndarjes së Kosovës, pas arritjes së marrëveshjes në Bruksel.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)