Serbët e veriut: Anuloni marrëveshjet me Prishtinën
Mitrovicë, 18 shkurt - Përfaqësues të strukturave paralele serbe në veri kanë bërë me dije se edhe njëherë do të kërkojnë nga Gjykata Kushtetuese e Serbisë anulimin e marrëveshjeve të arritura në Bruksel mes Prishtinës dhe Beogradit.
Udhëheqësit, këshilltarët dhe anëtarët e komunave, që nesër do të dalin para Gjykatës Kushtetuese, ndërsa delegacioni që do të formohet, do ti dërgojë një letër kryetarit të Gjykatës Kushtetuese dhe do të komunikojë me të, ka thënë njëri nga udhëheqësit e serbëve lokalë, Radenko Nedeljkovic.
Në bisedimet e deritashme në Bruksel janë arritur një sërë marrëveshjesh mes Prishtinës dhe Beogradit. Ndërkohë, në takimin që nesër kryeministri kosovar, Hashim Thaçi dhe ai serb, Ivica Daçiç zhvillojnë në Bruksel, është parashikuar që të diskutohet për shpërbërjen e strukturave paralele në veriun e Kosovës.
Në pjesën veriore të Kosovës, Prishtina nuk ka arritur të shtrijë autoritetin e saj, ndërsa pushteti kontrollohet nga strukturat e financuara nga Beogradi zyrtar.