Serbët e Kosovës kundër vizitës së Jahjagës në Beograd
Gjenevë, 26 tetor - Vizitat e udhëheqësve shtetërorë të Kosovës në Beograd, nga serbët e Kosovës po shihen si diçka që tregon se edhe një shtet shqiptar po formohet në Ballkan. Ata e akuzojnë Beogradin për tradhti.
Ditë më parë në Beograd ishin dy ministra të Qeverisë së Republikës së Kosovës, e ftesë për të qëndruar në një takim atje, ka edhe Presidentja Atifete Jahjaga.
Për udhëheqësin e serbëve të veriut të Kosovës, Marko Jaksic, kjo vizitë do të thotë edhe një tradhti e radhës që autoritetet serbe në Beograd, po bëjnë ndaj Kosovës.
\"Pas nënshkrimit të Traktatit të Brukselit, që do të thotë shkëputje e Kosovës nga Beogradi, tashmë është duke u lëvizur në drejtimin e krijimit të një shteti tjetër shqiptar në Ballkan, ka thënë Jaksic.
Ai beson se vizita e Presidentit rus, Vladimir Putin në Serbi shërben vetëm sa për ti larë njollat këtij pushteti i cili po aplikon një politikë përmes të cilës po heq dorë nga territoret e Serbisë.