19 Janar 2025

Serbët e Kosovës kundër krahasimit të Krimesë me Preshevën

Mitrovicë, 21 mars - Kryetarët e komunave veriore të Kosovës, u kanë bërë thirrje përfaqësuesve të Bashkimit Evropian të dënojnë idenë e copëtimit të Serbisë.

Komentet e tyre pasuan deklaratat e kryetarit të Kuvendit komunal të Bujanocit, një nga tre komunat me shumicë shqiptare në jug të Serbisë, Jonuz Musliu, që nëse Krimeja i bashkohet Rusisë, të njëjtën të drejtë duhet dhënë edhe komunave të Preshevës Medvegjës e Bujanovcit, popullata e të cilave më 1992 përmes referendumit është përcaktuar për bashkim me Kosovën.

Musliu, ishte udhëheqës i këshillit politik të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit, gjatë konfliktit të viteve 1999 – 2001 ndërmjet forcave qeveritare serbe dhe kryengritësve që luftonin për më shumë të drejta të shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

“Nëse autoritetet në Moskë thonë se Krimeja mund t’i bashkohet Rusisë, atëherë edhe Tirana e Prishtina mund të kërkojnë të njëjtën për Luginën e Preshevës” ka thënë ai duke shtuar se historikisht Lugina ishte pjesë e Kosovës, ndërsa ishte ndarë prej saj në vitin 1948 me vendim të udhëheqjes komuniste jugosllave të kohës.

Deklaratat e tij ishin cilësuar si kërcënim për tërësinë tokësore të Serbisë nga ana e ministrit në largim të qeverisë serbe për Kosovën Aleksandër Vulin. Ai u tha medieve serbe se, deklaratat e tilla janë të rrezikshme dhe mund të kenë pasoja të paparashikueshme në tërë territorin e Serbisë.

Edhe kryetarët e komunave veriore të Kosovës thanë se, deklaratat e tilla për copëtimin e Serbisë, mund të çojnë në një situatë me pasoja të paparashikueshme për tërë Ballkanin, dhe se politika e standardeve të dyfishta nga ana e ndërkombëtarëve duhet të përfundojë.

Diskutimet e tilla pasuan krahasimet e bëra nga vet krerët rus ndërmjet zhvillimeve ne gadishullin e Krimesë dhe Kosovës, pohime që janë hedhur poshtë nga përfaqësues ndërkombëtarë, por edhe ata vendas në Kosovë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)