Serbët e Kosovës diskutojnë marrëveshjen me Beogradin
Mitrovicë, 29 prill - Përfaqësuesit e serbëve të veriut të Kosovës, sipas mediave serbe, do zhvillojnë bisedime të martën me qeverinë e Serbisë në lidhje me marrëveshjen, që është aritur mes Kosovës e Serbisë në Bruksel më 19 prill.
Në takim, dëshirojnë të marrin pjesë edhe serbët, që jetojnë në jug të lumit Ibër.
Përfaqësuesit e serbëve në veri kundërshtojnë marrëveshjen dhe kanë thënë më herët se nuk do të heqin dorë nga ideja që për këtë çështje të organizohet referendum në Serbi.
Ata gjithashtu kanë thënë se afati prej 15 ditësh për referendum është i shkurtër, ndërsa, mbi formulimin e pyetjes duhet të vendosin të ashtuquajturat kuvende komunale në veri, të cilat edhe kanë inicuar referendumin.
Beogradi ka paralajmëruar referendum përmes të cilit populli serb do të përcaktohej për ose kundër marrëveshjes së 19 prillit.