Serbët dolën më shumë në votime se shqiptarët
Prishtinë, 11 qershor- Në komunat me shumicë serbe është shënuar pjesëmarrje më e madhe e qytetarëve në votime se në komunat e tjera të vendit.
Në Leposaviq kanë votuar 7300 votues nga 18 mijë votues të regjistruar, apo rreth 48 për qind, në Novobërdë kanë votuar 4900 veta apo rreth 53 për qind, në Shtërpcë kanë votuar 7600 veta apo rreth 55 për qind, në Zubin Potok kanë votuar 4 mijë veta apo mbi 62 për qind, në Zveqan kanë votuar 4 mijë veta apo 42 për qind, në Graçanicë kanë votuar mbi 9 mijë veta apo 44 për qind, në Ranilluk kanë votuar 3 mijë veta apo 53 për qind, në Partesh kanë votuar 2500 veta apo 53 për qind.
Vetëm në Mitrovicën e Veriut kanë votuar më pak apo 7400 veta, gjegjësisht 33 për qind.
Në komunën e banuar me shumicë turke në Mamushë kanë votuar 1730 veta, apo rreth 44 për qind.