Serbët bojkotojn zyrën Administrative në Mitrovicë
Mitrovicë, 26 qershor - Punimet në objektin e Zyrës Administrative, të cilën pritet ta hapë Qeveria e Kosovës në veriun e vendit, tashmë janë duke përfunduar.
Dy makina të Policisë së Kosovës vazhdojnë të qëndrojnë para objektit, i cili gjendet në të ashtuquajturën Lagjja e Boshnjakëve, në anën veriore të Mitrovicës, ndërkohë që ushtarët e KFOR-it vazhdojnë të jetë të pranishëm pranë të ashtuquajturës urës lindore, të këtij qyteti, rreth 50 metra në afërsi të objektit.
Zyra Administrative do të sigurojë 80 vende të reja pune dhe do të ketë buxhetin prej 4 milionë euro në vit, për shërbimet themelore dhe projektet infrastrukturore në veriun e Mitrovicës.
Por, përfaqësuesit politikë të serbëve që jetojnë në veri të Kosovës, si dhe shumica e qytetarëve serbë të Mitrovicës i kanë thënë Radios Evropa e Lirë se serbët në mënyrë masive do ti bojkotojnë shërbimet e Zyrës Adminsitrative.