Sensibilizohet fuqizimi i gruas në institucionet e sigurisë dhe vendimmarrjes
Prishtinë, 8 mars - Me rastin e shënimit të 8 marsit - Ditës Ndërkombëtare të Gruas, Forca e Sigurisë së Kosovës oranizon konferencën me temën: "Fuqizimi i gruas në institucione dhe roli i saj në zhvillimin e shtetit“.
Kjo konferencë ka për qëllim sensibilizimin dhe fuqizimin e gruas në institucione, e në veçanti në institucionet e sigurisë dhe vendimmarrjes.
Panelistët e konferencës do jenë: Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, znj. Vjosa Osmani, nga Policia e Kosovës, nënkolonel Zylfije Krasniqi, nga Forca e Sigurisë së Kosovës, nënkolonel Remzie Zeqiraj, dhe përfaqësues nga Ambasada Amerikane