Senatori amerikan Christopher Murphy viziton Kosovën
Prishtinë, 17 tetor - Senatori amerikan Christopher S. Murphy vjen për vizitë dyditore në Kosovë.
Sot ai mban takim me Presidenten Atifete Jahjaga, ndërsa të shtunën mban ligjëratë me studentët e AUK-ut.
Senatori do tju drejtohet dhe përgjigjet vetëm pyetjeve të studentëve, ndërsa në anën tjetër ai nuk ka paraparë ndonjë takim me liderët tjerë të Kosovës.
Murphy është në rajon për tu takuar me zyrtarë të qeverisë dhe shoqërisë civile për të diskutuar dhe për të forcuar marrëdhëniet e tyre me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.