29 Prill 2024

Senati i Çekisë i impresionuar me të arriturat e Kosovës

Prishtinë, 24 nëntor – Ministrja e Integrimit Evropian Vlora Çitaku priti një delegacion të Senatit të Republikës së Çekisë të kryesuar nga Kryetar i Komitetit z. Ludek Sefzig. Qëllimi i këtij takimi ishte njohja e më për së afërmi me të arriturat e Kosovës në fushën e Integrimit Evropian.

Ministrja  Çitaku gjatë takimit e njoftoj delegacionin e Senatit të Republikës së Çekisë për progresin që ka shënuar Kosova viteve të fundit, dhe ripërsëriti sfidat që janë identifikuar edhe në Raportin e Progresit për Kosovën të publikuar në Tetor të këtij viti. Janë mese evidente të arriturat, megjithatë ndër sfidat më primare për Qeverinë e Kosovës mbetët implementimi i ligjeve, situata në veri si dhe vazhdimi i dialogut më Serbinë.

Qëndrimet e Qeverisë së Kosovës në raport me Serbinë janë ritheksuar shumë herë që integriteti territorial dhe kufijtë e Kosovës janë të pacenueshëm por si dy shtete fqinje duhet të bisedojmë rreth të ardhmes tonë të përbashkët dhe rrugës drejt Integrimit Evropian. Gjithashtu gjatë takimit u bisedua për liberalizimin e vizave dhe avancimit në plotësimin e kritereve që ka arrit Kosova në periudhën e fundit ku edhe i është dhënë drita e gjelbër që nga fundi këtij vitit të fillohet me dialogun për liberalizim të vizave.

z. Ludek Sefzig tha që ka kënaqësinë që për herë të parë të qëndroj në Kosovë ku edhe është mjaft i interesuar të informohet më për së afërmi me gjendjen momentale dhe se deri më tani është i impresionuar me të arriturat e Kosovës.  Që nga shpallja e pavarësisë bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve është zhvilluar dhe do të vazhdojë, posaçërisht për të dhënë gjithë përkrahjen time personale dhe të Republikës së Çekisë që rruga e Kosovës drejt integrimit Evropian të jetë shumë më i shpejtë.

Ministrja  Çitaku falënderoj Kryetar i Komiteti z. Sefzig, si dhe gjithë delegacionin e Senatit të Republikës së Çekisë për kontributin e dhënë deri me tani dhe shprehu gatishmërinë që të thellohet sa më shumë bashkëpunimi në të gjitha fushat dhe me ndihmën e të gjitha shteteve të Bashkimit Evropian, Kosova do ta ketë integrimin shumë më të lehtë në familjen evropiane.

Pjesë e delegacionit të Senatit të Republikës së Çekisë ishin edhe zëvendës kryetar i Komiteti z. Miroslav Skaloud, anëtarë të senatit z. Krejca dhe z. Doubrava, të shoqëruar nga Ambasadori i Republikës Çeke në Kosovë z. Jiri Dolezel.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)