Sëmuret rektori Rugova, i dëmtohet lëkura
Prishtinë, 19 shkurt - Merr përmasa të reja incidenti në të cilin aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje ngjyrosën me ngjyrë të kuqe rektorin e Universitetit të Prishtinës Mujë Rugova.
Nderkaq mësohet se si pasojë e ngjyrës së hedhur drejt rektorit 66-vjeçar tashme ka nisur t`i demtohet lëkura dhe mund të ketë probleme edhe me njërin sy.
Mësohet se Rugova ka refuzuar një takim të cilin ia kishte kërkuar lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, pasi kishte mësuar për pasojat e aksionit.