16 Janar 2025

Selmanaj u bën thirrje deputetëve mos ta votojnë demarkacionin

Prishtinë, 28 shkurt - Kryetari i Komunës së Deçanit, njëherësh anëtar i Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Rasim Selmanaj, u ka bërë thirrje të gjithë deputetëve, sidomos atyre të rajonit të Dukagjinit, nga partitë në pushtet, që mos ta votojnë ratifikimin e demarkacionit me Malin e Zi.

Ai ka thënë për “Epoka e re” se ky version i demarkacionit është i dëmshëm për Kosovën.

Selmanaj është shprehur i bindur se koalicioni qeverisës nuk do t’i ketë votat për ta kaluar demarkacionin.

Kryetari i Deçanit ka folur edhe për mbajtjen e Ramush Haradinajt në Francë.

Ai është shprehur i bindur se Haradinaj do të kthehet më 2 mars në Kosovë, por në rast të kundër, thotë se mund të ketë destabilizim të situatës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)