15 Janar 2025

Selmanaj: Një qeveri pa PDK-në do t'i bënte nder vendit

Prishtinë, 22 korrik - Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj në një postim në Facebook ka shkruar se një qeveri pa PDK-në do t'i bënte nder vendit dhe të ardhmes së tij.

Ja postimi i plotë:

Euu “poshtë ka ra katundi” thotë një fjalë e popullit tonë. Ditëve të fundit qytetarët e Kosovës janë ngarkuar me lloj-lloj konspiracionesh, me lloj-lloj shpifjesh e lloj-lloj përpjekjesh për pazaresh të ulta politike dhe shumë të rrezikshme për vendin.

Shtet-ndëritimin si proces, zhvillimin e Kosovës si domosdoshmëri dhe ecjen e shtetit tonë në binarë të qartë dhe të sigurt, e kemi zëvendesuar me lajme për protagonist të pavlerë, për sekser ordinere dhe për ndërmjetësues profiter. Kjo ka bërë që të krijohet përshtypja se të zgjedhurit e popullit (deputët) janë vënë në ankand publik dhe po presin Kush? dhe Sa? po ofron për ta blerë votën e tyre, moralin e tyre, dinjitetin dhe integritetin e tyre.

Veprimet e tilla me ose pa vetëdije po e shkatërrojnë çdo koncept dhe parim të përfaqësimit, po fyen rëndë shumë qytetarë (votues) të Kosovës, po fyen çdo arritje të jetës institucionale tashmë të ndërtuar në vend.

Krejt çka i duhet tani vendit tonë, është që ti kthehemi institucioneve dhe përgjegjësive shtetërore e kushtetuese. Ta konstituojmë Kuvendin sa më shpejt që është e mundur, dhe më pas të ecim tutje në themelimin e qeverisë për ti dal në ballë sfidave të shtetit dhe problemeve që ballafaqohen qytetarët e Kosovës.

Për shkatërruesit e shtetit, për zhvatësit e pasurisë pubike, për ata që sakatuan ta tashmën dhe të ardhmen e fëmijëve tanë, nuk ka dhe nuk duhet të ketë vend në përgjegjësitë ekzekutive në qeverin e re të Kosovës. Prandaj një qeveri pa PDK-në do ti bënte nder vendit dhe të ardhmes së tij. DS

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)