Selimi: Zgjedhjet e reja nuk i konvenojnë askujt
Prishtinë, 25 gusht - Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, njëherësh anëtar i këshillit Drejtues të PDKsë, Petrit Selimi është shprehur kundër mbajtjes së zgjedhjeve të reja.
Ai ka thënë se zgjedhjet nuk i konvenojnë askujt, aq më pak partive opozitare. Selimi ka vlerësuar se do të ishte mirë që të gjithë të fokusohen në vullnetin e mirë në mënyrë që të mos ketë zgjedhje.
Ai ka bërë me dije se shumë vendime në gjashtë muajt e ardhshëm kërkojnë shumicën absolute dhe konstruktivitet. /Epoka e re/