Selimi: Veseli mori votat e anëtarëve të SHIK-ut
Prishtinë, 1 shkurt - Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, në një prononcim për gazetën Bota sot renditjen e emrave të zyrtarëve të SHIK-ut e sheh si adekuate në subjektin adekuat.
Nuk do të duhej ta merrnim si çudi, përkundrazi do të duhej ta merrnin si të dalë në sipërfaqe një mision. Unë mendoj se njerëzit adekuat janë në subjektin adekuat dhe nuk do të duhej ta merrnin si diçka të papritur dhe të çuditshme, për shkak gabohen ata që mendojnë ta ndajnë PDK-në prej SHIK-ut, dhe anasjelltas SHIK-un prej PDK-së.\"
\"Kështu që tash ata vetëm ardhur në një nivel tjetër, të shpërfaqjes së misionit të tyre brenda subjektit të tyre dhe mendoj se njerëzit adekuat janë në subjektin adekuat dhe kjo i shkon për fytyre më së shumti PDK-së, tha deputeti Selimi.
Votimin në numër kaq të madh të ish-shefit të SHIK-ut Kadri Veseli, deputeti Selimi e krahason me aq njerëz sa Veseli ka dërguar në PDK.
Nuk do të thosha se Kadri Veseli ka marrë aq vota në kuvendin zgjedhor të PDK-së, por do të thosha se ka dërguar kaq njerëz në PDK. Pra aq vota sa ka marrë Kadri Veseli, po aq njerëz ai ka dërguar në Kuvend dhe shihet numri i stër-rritur i njerëzve të tij në PDK. Por në këtë rast ndoshta do të duhej të veçonim diçka.\"
\"Kjo organizatë më herët ka pasur në fokus ofensivën ndaj subjekteve tjera politike, tash i është kthyer subjektit të vet për ta rimarrë jo nën kontroll, por për ta rimarr në funksion. Tash e tutje edhe më shumë do të duhej të dinim që PDK është në funksion të politikës që ata bëjnë, deklaron Selimi.