Selimi: Vendit nuk i duhet një president si Hashim Thaçi
Prishtinë, 22 janar - Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka vlerësuar se vendit nuk i duhet një president si Hashim Thaçi.
Ai ka thënë se me Kushtetutë presidenti duhet të jetë person unifikues e sipas Selimit, Thaçi nuk është unifikues, por përçarës.
Selimi ka shtuar se zgjedhjen e Thaçit e pamundëson edhe vendimi i Gjkykatës Kushtetuese, i cili e rreshton atë si shkelës të Kushtetutës.
Ai ka paralajmëruar se opozita e bashkuar do ta vazhdojë protestën brenda Kuvendit dhe jashtë tij deri në largimin e Qeverisë dhe anulimin e Marrëveshjes për Asociacionin dhe tjetrës për Demarkacionin.
Selimi ka bërë me dije se opozita do ti përdorë mjetet e njëjta për ta realizuar qëllimin e saj, duke mos e përjashtuar as përdorimin e gazit lotësjellës në Kuvend. /Epoka e Re/