16 Janar 2025

Selimi: Serbia vazhdon ta luftojë Kosovën

Prishtinë, 11 maj - Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje!, Rexhep Selimi, ka vlerësuar se Serbia nuk do ta pranojë planin për zbatimin e marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve me Kosovën në rast se nuk është vetëm në të mirën e Beogradit.

Selimi, e ka quajtur lojë të Qeverisë së Kosovës dhe Serbisë mospajtimin e tyre për arritjen e marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve në mes të dy shteteve. Përveç kësaj, Selimi në këtë intervistë për “Epokën e re” ka thënë se Serbia është duke e luftuar Kosovën me të gjitha mjetet. Sipas tij, Beogradi nuk do të pranojë kurrfarë plani për zbatimin e marrëveshjes nëse nuk në favor të tij.

“Unë nuk them se është lojë e Serbisë, por luftë tipike e saj kundër Kosovës dhe integritetit territorial të saj. Pra, Serbia është duke vazhduar ta luftojë Kosovën edhe pas dakordimit për marrëveshjen e 19 prillit. Serbia akoma nuk është e kënaqur."

"Vetëm Thaçi në mënyrë absurde mbetet i kënaqur nga ky dakordim me Daçiqin. Serbia ka fituar shumë dhe akoma nuk është e kënaqur”, ka thënë Selimi.

Në këtë kontekst, Selimi ua ka kujtuar qeveritarëve se si Serbia nuk ishte pajtuar as me Pakon e Ahtisaarit.

“Ky plan dikur është konsideruar si kompromisi më i dhimbshëm. Dhe me këtë kompromis Serbia nuk është pajtuar. Serbia duke mos u pajtuar me Planin e Ahtisaarit përfitoi duke e zhvleftësuar kompromisin të cilin qeveritarët e quanin të dhimbshëm. Pra, Serbia është mësuar që në momentin e mospajtimit të përfitojë më shumë”, ka thënë Selimi. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)