Selimi: Serbia ta ndryshojë Kushtetutën
Prishtinë, 25 dhjetor - Zëvendësministri i Punëve të Jashtme (MPJ), Petrit Selimi, ka thënë se Statuti i Asociacionit të komunave me shumicë serbe do të formohet në përputhje të plotë me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.
Ne ua përkujtojmë se Gjykata Kushtetuese ka deklaruar se disa nga parimet e Asociacionit nuk janë plotësisht në përputhje me Kushtetutën, veçanërisht pika e 3-të në frontin e drejtësisë dhe kapitujt e të drejtave të njeriut si dhe të drejtave të komuniteteve. Gjykata gjithashtu ka vendosur që Asociacioni duhet të krijohet në linjë me marrëveshjen e parë nga viti 2013, ka thënë Selimi në një intervistë për gazetën serbe Danas.
Ai ka shtuar se Serbia duhet ta ndryshojë Kushtetutën, e jo Kosova. Unë ftoj Kuvendin e Serbisë që ta fillojë procesin e ndryshimit të Kushtetutës serbe që ka një qëndrim të qartë agresive ndaj Republikës së Kosovës. Statuti i Asociacionit do të miratohen në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, me të cilën bien dakord Qeveria jonë, Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara, ka thënë Selimi.
Zyrtarët serbë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila ka konstatuar se marrëveshja e parimeve për asociacionin nuk është në përputhje të plotë me Kushtetutën e Kosovës, kanë kërkuar nga Kosova që ta ndryshojë Kushtetutën.