Selimi: Rrëzimi i marrëveshjeve rrëzon Republikën
Prishtinë, 9 janar - Petrit Selimi ka deklaruar se rrëzimi i marrëveshjeve është thikë prapa shpinës për aleatët e Kosovës, dhe një veprim i tillë nuk përkrahet nga qytetarët e Kosovës.
Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Petrit Selimi, duke folur për protestën e 9 janarit të thirrur nga opozita, ka thënë se dhuna e partive opozitare ka shkaktuar probleme dhe ka dëmtuar Kosovën dhe imazhin tonë si shtet.
Ai ka thënë se rrëzimi i marrëveshjeve, që përkrahen me gojë dhe zemër nga Amerika dhe partnerët kryesor europianë, është edhe rrëzim i Republikës.
Thika prapa shpinës aleatëve tanë nuk përkrahet nga populli i Kosovës, ka thënë Selimi për Epokën e Re