22 Janar 2025

Selimi priti në takim lamtumirës ambasadoren kanadeze

Prishtinë, 31 gusht  – Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Petrit Selimi, ka pritur sot në një takim lamtumirës ambasadoren e Kanadasë në Zagreb, jorezidente për Kosovën, zonjën Louise LaRocque.

Zëvendësministri Selimi falënderoi ambasadoren LaRocque për bashkëpunimin e frytshëm ndërshtetëror, e posaçërisht në rrafshin ekonomik.

Ai vlerësoi lartë marrëdhëniet me Kanadanë dhe i shprehi mirënjohje ambasadores LaRocque për mbështetjen e plotë të shtetit kanadez për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO dhe në organizata të tjera të rëndësishme ndërkombëtare.

Selimi paralajmëroi se marrëdhëniet bilaterale mes Republikës së Kosovës dhe Kanadasë do të fuqizohen në muajt në vijim me hapjen e ambasadës kosovare në Otavë dhe me nënshkrimin e disa marrëveshjeve kyçe bilaterale në fushat e ekomonisë, tregtisë dhe bashkëpunimit politik.

Ambasadorja kanadeze në Kosovë, Louise LaRocque, theksoi se Kanadaja mbetet një partnere e fuqishme e Kosovës në afirmimin e saj në arenën ndërkombëtare.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)